Llapi e Prishtina kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Postuar: 17:01 / 14.02.2018

Llapi dhe Prishtina kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Trepçën ’89, respektivisht Kosovën e Prishtinës të mërkurën në mesditë.

Me golat e Mirlind Dakut dhe Ilir Blakqorit në minutat e fundit të takimit, Llapi mposhti Trepçën '89 për të siguruar një vend në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Ndërkohë, Prishtina me lehtësi kaloi në çerekfinale duke e eliminuar Kosovën e Prishtinës.

Prishtina fitoi me rezultat të thellë 4 me 0 për një vend në çerekfinale të kupës, me golat e shënuara nga Drashko Bozhoviq, Ahmed Januzi, Debatik Curri dhe Makenda.