Majlinda Kelmendi kualifikohet në gjysmëfinale

Postuar: 14:40 / 29.08.2017

Xhudistja jonë, Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos, i cili po mbahet në Budapest.

Xhudistja nga Peja, në çerekfinale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, e ka mposhtur garuesen nga Franca, Amandine Buchard.

Kurse xhudistja, Distria Krasniqi ka humbur nga izraelitja, Gili Cohen.

Ajo ka dështuar të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit botëror që po mbahet në Budapest.