Klubi i atletikës "Malisheva" fitoi 5 medalje në Kampionatin individual

MalishevëPostuar: 22:45 / 25.09.2016

Klubi i atletikës "Malisheva" fitoi 5 medalje në Kampionatin individual të Kosovës në kategorinë e seniorëve

Klubi i atletikës "Malisheva" fitoi 5 medalje në Kampionatin individual të Kosovës në kategorinë e seniorëve

Në kampionatin individual të Kosovës për kategorinë e seniorëve që u zhvillua në Mitrovicē me 24-25.09.2016 atletet tona treguan rezultate të mira duke fituar 5 medalje ku prej tyre 2 të arta, 2 të argjenda dhe 1 të bronzit.

Merlinda Kryeziu u shpall kampione e Kosovës në disiplinën Kërcim trehapsh dhe kërcim së larti ndërsa nënkampione në kërcim së gjati.
Arbnore Berisha po ashtu fitoi dy medalje një të argjend në 5000 m dhe një të bronzit në 3000 m./InfoKomuna/