Notarët e Klubit “ Besa” kampion të Kupës së Kosovës

MalishevëPostuar: 09:12 / 02.10.2018

Ditë më parë u mbajt gara në sportin e notit për Kupën e Kosovës në disa kategori, ku notarët e Klubit të Notit “ Besa, nga Banja e Malishevës i arritën rezultatet më të larta, që do veçuar kategorinë e kadetëve, në të cilën garë është shpallur, fituese e Kupës së Republikës së Kosovës.

Për këto rezultatet të arritura, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport,Besartë Kryeziu- Ramaj, përgëzoi notarët, ekipin e trajnerëve me udhëheqës Veton Telakun, duke ju premtuar një mbështetje të vazhdueshme në mënyra të ndryshme.

Komuna edhe për këtë vit, ka mbështetur Klubin e Notit “Besa” sikur edhe shumë klube tjera sportive që zhvillojnë aktivitete në nivel të Republikës së Kosovës dhe atë ndërkombëtar.

Klubi Notit ”Besa” arriti këtë numër të medaljeve prej 20:

8 të Arta
6 të Argjenta dhe
6 të Bronzta.

Kurse çmimi më i madh ishte se u shpallën fitues të Kupës së Kosovës në kategorinë e kadetëve. /InfoKomuna/