Mbështetje simbolike për bokserin Shpend Kikin, një sportist që premton

Hani i ElezitPostuar: 11:31 / 21.03.2018

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim të riun Shpend Kiki nga Hani i Elezit, sportist i dalluar në sportin e boksit e cili aktivitetin e vet është duke e zhvilluar në Klubin e Boksit “Kastrioti” nga Ferizaj.

Ky i ri i cili me aktivitetet e veta tashmë është dëshmuar dhe dalluar edhe nga Federata e Boksit e Kosovë duke qenë ndër më të mirët që shpallën për kategoritë për të rinjtë, morri mirënjohje edhe nga Komuna e Ferizajt për sukseset e arritura.

Duke respektuar këtë të ri dhe vullnetin e tij për të arritur sa më shumë suksese Kryetari Suma morri vendim që të ndaj 500 euro si mbështetje financiare për sukseset e treguara.

Në takim ku ishin prezent edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Menduh Vlashi dhe Zyber Xhoni Drejtorë i ShML “Dardania “ të riut Shpend Kikit i ofruan mbështetje për ta ndihmuar në rrugëtimin e tij për sukseset e ardhshme. /InfoKomuna/