Gungat mbulojnë shtegun e stërrinovuar të atletikës

MitrovicëPostuar: 09:06 / 27.09.2016

Pas pauzimit të detyrueshëm dyvjeçar, Federata e Atletikës e Kosovës (FAK), fundjavën që shkoi organizoi kampionatin e seniorëve në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Dhe një garë pas dy viteve do të duhej të ishte festë në vete, por ndodhi e kundërta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Atletët dhe trajnerët nuk janë ndarë të kënaqur me cilësinë e shtegut të atletikës. Madje, nga klubi më i suksesshëm në Kosovë, Rogana, thonë se një garuese e tij është lënduar shkaku i shtegut jo të rrafshët prej tartani.

Shtegu në stadiumin e Mitrovicës i është nënshtruar një renovimi të tërësishëm më 2014, punimet zgjatën më shumë se që u planifikua dhe në fund, ai prapë nuk u bë sipas standardeve. Prapë u desh të intervenohej në shteg për t'u arnuar, por prapë ka ankesa se nuk është i rrafshët..

Komente: 0 Katër gjeneratat e arta të xhudos 11:10 / 14.10.2018 Në ngjarjet e sportit të xhudos, Kosova tashmë i ka të fituara të gjitha medaljet e mundshme. Ka tituj e medalje në kampionate botërore për seniorë e po ashtu në botërorët e kategorive më të reja. Ka tituj e medalje në kampionate evropiane për seniorë dhe për...
Komente: 0 Reprezentuesit e presin me padurim ndeshjen me Maltën 11:35 / 09.10.2018 Në hije të zhvillimeve lidhur me biletat për ndeshjen ndaj Maltës, përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar stërvitjen e parë në prag të dy ndeshjeve të radhës në Ligën e Kombeve.