Në "Adem Jashari" Trepça '89 pret Vikingurin

MitrovicëPostuar: 09:05 / 04.07.2017

Sot në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, zhvillohet takimi kthyes mes Trepçës ’89 dhe Vikingur.

Takimi fillon në ora 18:00 dhe është i vlefshëm për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Takimin e parë Trepçës ’89 e ka humbur me rezultat 2 – 1.

Ky është takim historik, pasi një klub i Kosovës për herë të parë garon në Ligën e Kampionëve.