Rekomandimet e UEFA-s godasin atletikën

MitrovicëPostuar: 09:23 / 17.10.2016

UEFA i ka rekomanduar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që në stadiumin e Prishtinës të mos ketë shteg të atletikës. Madje, ka dhënë edhe arsyet pse nuk preferon të ketë "bashkëjetesë mes atletikës dhe futbollit".

Në rekomandimet që UEFA ditë më parë ia ka bërë FFK-së, në mënyrë që stadiumi i Prishtinës pasi të rinovohet të pranohet për ndeshje ndërkombëtare, shkruan që renovimi të mos përfshijë ndonjë ndërtim eventual të shtegut të atletikës, shkruan Koha Ditore.

Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, që financon rinovimin, pritet t'u përmbahet rekomandimeve të UEFA-s që nënkupton se në stadium nuk do të ketë shteg dhe kështu do të dëmtohet Federata e Atletikës e Kosovës.