"Ne besojmë në garë të barabartë dhe lojën në ekip!"

Postuar: 11:08 / 21.03.2019

Komuna e Prishtinës njofton se po fokusohen në zhvillimin e sportit jo vetëm si aktivitet për të rinjtë e shkollave në Prishtinë, por edhe si përvojë që ndërton karakterin, dhe forcon bashkëpunimin në ekip!

"Ekipet e klubeve të volejbollit të shkollave fillore dhe të mesme ishin pjesë e turnirit të organizuar nga Shoqata e Sportit Shkollor të Prishtinës. Sporti dhe aktivitetet fizike janë të domosdoshme për zhvillimin e shëndoshë mendor e fizik të çdo fëmije", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /InfoKomuna/