Ngritja e madhe e Akil Gjakovës

Postuar: 09:33 / 13.02.2018

Suksesi i së shtunës në Paris i ka sjellë përfitime të shumëfishta xhudistit Akil Gjakova.

Me medaljen e artë në Grand Slam të Parisit, 22-vjeçari pos që ka zënë vend në mesin e xhudistëve elitarë dhe ka fituar respektin e xhudistëve nga mbarë bota, ka bërë ngritje të ndjeshme në ranglistën botërore, shkruan Koha Ditore.

Gjakova aktualisht është i 13-ti në renditjen botërore të kategorisë deri 73 kilogramë. Jo shumë kohë më parë ishte i 42-ti në këtë ranglistë. Por suksesi në dy garat e para të vitit 2018 i ka mundësuar Gjakovës që të bëjë ngritje të madhe.

Ai për suksesin në Paris mori 1.000 pikë në ranglistë dhe së fundi ka përparuar për katër pozita. Grand Slami i Parisit vlerësohet turneu më i fortë në botë i xhudos. Vlerësohet se ka peshë gati sa botërori. Në prani të 15 mijë shikuesve, Akil Gjakova të shtunën shkroi histori, duke u bërë xhudisti i parë kosovar që fiton garë të nivelit më të lartë të xhudos. Është vlerësuar se me triumfin në Paris ka hapur kapitull të ri për xhudon kosovare. 

FerizajKomente: 0 Aliu mbështet fushatën “Për Ferizajn në Superligë” 16:21 / 21.05.2018 Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu paraditen e sotme ka pritur përfaqësuesit e Tifozerisë “Ujqit” në kuadër të fushatës për rikthimin e Klubit të Futbollit “Ferizaj” në Superligën e Kosovës.