Nis ndërtimi i stadiumit të futbollit në Doberllukë të Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 14:13 / 14.11.2019

Komuna e Vushtrrisë njofton se në vazhdën e realizimit të projekteve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), në fshatin Doberllukë kanë filluar punimet për ndërtimin e stadiumit të futbollit.

"Me këtë projekt parashihet ndërtimi i dy fushave të reja sportive, që do të shërbejnë shumë për futbollistët tanë, si për klubin e futbollit ashtu edhe për shkollat e futbollit  në Komunën e Vushtrrisë, njoftojnë zyrtarët komunalë të Vushtrrisë. /InfoKomuna/