Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Tokio

Postuar: 13:14 / 26.07.2021

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio.

Xhudistja Nora Gjakova ka siguruar medalje olimpike në mëngjesin e sotëm pasi mundi japonezen Tsukasa Yoshida në gjysëmfinale.Nora i ka sjellë Kosovës medaljen e dytë olimpike të artë nga Lojërat Olimpike të Tokios.

Gjakova e mundi Tsukasa-n me waza-ari në kohën shtesë.Të shtunën, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike. Në Rio, më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë.