Nxënësit vitias rrëmbejnë vendet e para në garat e ndryshme sportive

VitiPostuar: 09:25 / 26.11.2018

Nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti po tregohen të suksesshme edhe në disiplinat e ndryshme sportive dhe atë në kuadër të garave shkollore ku po rrëmbejnë kryesisht vendet e para.

Vetëm në garat të cilat janë organizuara në bazë të vitit kalendarik 2018-2019 në disiplinat që ishin të parapara të zhvillohen në tre mujorin e parë të vitit shkollor nga Federata e Sporteve Shkollore të Kosovës si: Futsall, shah dhe Pingpong kjo shkollë ka arritur këto rezultate si në vijim.

Futsall meshkujt arritën këto rezultate:

Niveli i garave komunale vendi i parë, niveli regjional vendi i parë , niveli republikan vendi i dytë.

Futsall femrat arritën këto rezultate:

Në garat e nivelit republikan fermat arritën të hynë në mesin e 6 shkollave më të mira në Kosovë.

Shahu meshkujt dhe ferma arritën këto rezultate:

Niveli i garave komunale vendi i parë, niveli i garave regjional vendi i parë , niveli i garave republikane vendi i parë.

Pingpongu - meshkujt arritën këto rezultate:

Niveli i garave komunale vendi i parë, niveli i garave regjional vendi i parë, niveli i garave republikane vendi i parë. Ndërsa femrat në Pingpong arritën në nivel Regjional
vendin e dytë.

Përndryshe në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre garave kanë qenë të përfshirë mësimdhënës vitias të lëndës së Edukatës Fizike të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit si dhe përfaqësues të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. /InfoKomuna/