Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe FC Prishtina

ObilicPostuar: 17:13 / 18.10.2016

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, priti drejtorin e skuadrës së futbollit FC Prishtina, Sokol Krasniqi.

Qëllimi i këtij takim ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet DKRS-së dhe skuadrës FC Prishtina.

Pasi që stadiumi i Prishtinës është duke u ndërtuar, me këtë bashkëpunim, FC Prishtina do të shfrytëzoi pjesën e zhveshtoreve në Palestrën Sportive "Adem Jashari" në Obiliq, për përgatitje dhe zhvillim të ndeshjeve në Vala-Superligën e Kosovës./InfoKomuna/