KF "Besa" U 17 fitues të turneut ndërkombëtar të futbollit "Vllaznimi Cup" 2016-të [ Foto ]

PejëPostuar: 16:02 / 13.07.2016

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtor ka pritur në takim sportistët e KF "Besa" U 17, të cilët kanë zënë vendin e parë në turneun e 12-të ndërkombëtar të futbollit "Vllaznim Cup" 2016-të, në Durrës.

Kryetari Muhaxheri i uroj sportistët për fitoren, që e kanë arritur në turneun ndërkombëtar të futbollit "Vllaznimi Cup" 2016 - të, në Durrës, po ashtu ju uroj suksese të mëtejme, në rrugëtimin e tyre drejtë sukseseve të reja./InfoKomuna/