Peja mposht Sigal Prishtinën pas vazhdimeve

PejëPostuar: 22:08 / 15.10.2016

Basketbollistët e Pejës kanë shënuar fitore në derbin e javës në Superligën e Kosovës në duel me Sigal Prishtinën pas vazhdimit, me rezultat 81:73.

Ndeshja u zhvillua në palestrën "Karagaçi" në Pejë në atmosferë të shkëlqyeshme. Sigal Prishtina ishte shumë më e mirë në çerekun e parë, të cilin e mbylli me 12 pikë epërsi.Loja e mirë e mysafirëve vazhdoi edhe në çerekun e dytë, mirëpo gjërat ndryshuan në periudhën e tretë kur Peja përmbysi rezultatin për të shkuar në çerekun e katërt me një pikë epërsi, 48:47.

Në çerekun e katërt pejanët kishin epërsi deri në 9 pikë, por në fund gjithçka u mbyll me shifrat e barabarta 67:67.

Në kohë shtesë më të mirë u treguan pejanët që triumfuan në fund me meritë, me rezultat 81:73.