Peja shënon ditën ndërkombatëre të komitetit olimpik

PejëPostuar: 14:22 / 23.06.2016

Në diten ndërkombatëre të Komitetit Olimpik u organizua një panair sportiv. Për organizimin e panairit u kujdesën sektori i sportit në bashkpunim me këshillin sportiv dhe klubet sportive që verpojnë në Pejë.

Morën pjesë klube sportive të diciplinave të ndryshme si futboll, basketboll, volejboll, karate, xhudo, tenis, shah, ping pong etj.

Ishte një mundësi e mirë që të krijohen lidhje të reja midis klubeve dhe fëmijëve që e duan sportin. Panairin e hapen dhe e përshendeten drejtori për kulturë rini dhe sport në komunën e Pejës, Engelbert Zefaj dhe përfaqësuesi i Komitetit Olimpik të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetari i kësaj organizate sportive, Fikret Shatri.

Ky aktivitet është organizuar për herë të parë sivjet por tani e tutje do të hyn në kalendarin e aktiviteteve të sektorit të sporteve për vitet tjera./InfoKomuna/