Todorov emërohet trajner i Pejës

PejëPostuar: 15:51 / 29.08.2016

Skuadra e KB Pejës, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin maqedonas Aleksandar Todorov.

“Ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë me trajnerin e mirënjohur maqedonas, Aleksandar Todorov”, thuhet në komunikatën e klubit.

Todorov njihet si një trajner mjaftë i sukseshem i cili ka udhehequr skuadra të rëndësishme si: MZT Aerodrom, Ankara Basket, Rilski Sportist, Balkan Botevgrad dhe Dinamo Bukuresht.Todorov ka arritur të fitoj 2 Kupa të Maqedonisë, një titull kampioni dhe Kampion i Ligës Ballkanike.