Po mbahet turneu memorial “Emin Simnica” në Podujevë

PodujevëPostuar: 12:40 / 30.05.2018

Në nderim të jetës dhe veprës së punëtorit të dalluar sportiv Emin Simnica, në njëvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë organizon turne memorial në futboll.

Turneun e kanë hapur drejtoresha e DKRS, Donika Sfishta dhe Muhamet Simnica, djali i të ndjerit Emin Simnica.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha Sfishta tha se përmes këtij turneu, i cili do të jetë tradicional, përkujtojmë dhe nderojmë kontributin e madh që e ka dhënë Simnica për sportin, veçmas futbollin.

Në turne po marrin pjesë ekipe nga vende të ndryshme të Kosovës, ndërsa finalja e turneut do të zhvillohet të premten. /InfoKomuna/