Policia e Kosovës fiton kupën në turneun e volejbollit në Ferizaj

Postuar: 15:21 / 16.02.2018

Policia e Kosovës, gjatë ditës së sotme është shpallur fituese e turneu në volejboll në konkurrencën e femrave. Komuna e Vitisë zuri vendin e dytë, ndërsa vendi e tretë e fitoi Komuna e Ferizajt dhe Spitali i qytetit.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliut, shkruan InfoKomuna.

Hapjen zyrtare të këtij aktiviteti e bëri drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, e cila theksoi se kjo garë tashmë është tradicionale që po mbahet në qytetin e Ferizaj.

Ajo ka falënderuar edhe komunat fqinjë si atë të Shtimes, Vitisë dhe Lipjanit që morën pjesë në këtë turne, por edhe Policinë e Ferizajt, Spitalin e qytetit si dhe ekipin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Të pranishmit në këtë aktivitet i ka përshëndetur edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, e cila ka vlerësuar tejet lartë angazhimin e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në ketë turne.

Kryesuesja Gashi në këtë turne i është bashkuar edhe ekipit pjesëmarrës të Komunës së Ferizajt, e cila ka vlerësuar tejet lartë angazhimin e të gjitha pjesëmarrësve të institucionit të komunës sonë.

Për të gjitha ekipet pjesëmarrëse u ndan edhe mirënjohje dhe kupa nga organizatoret e këaj ngjarje. /InfoKomuna/