Prishtina nuk u beson trajnerëve, kërkon të rinj me konkurs

Postuar: 11:13 / 26.12.2017

Asnjë trajner i Shkollës së Futbollit në klubin Prishtina pas 31 dhjetorit nuk e ka të garantuar kontratën e re.

Për ta fituar kontratën, përkatësisht për të mbajtur vendin e punës, atyre u duhet të plotësojnë një listë të gjatë të kritereve të paraqitura në konkursin e publikuar më 22 dhjetor në uebfaqen zyrtare të klubit, e që është i hapur deri në fund të këtij muaji, shkruan sot “Koha Ditore”.

Konkursit për trajner të shkollës së futbollit të klubit Prishtina duhet t'i nënshtrohen edhe trajnerët aktualë. Këtë e kanë bërë të ditur të hënën drejtuesit e klubit të kaltër, që është prej më të mëdhenjve në vend. Bëhet fjalë për të gjithë trajnerët e grupmoshave, pra pos atyre të ekipit senior.

Zyrtarë të klubit Prishtina pranojnë se trajnerët me të cilët nuk janë të kënaqur për punën e bërë deri tash, do të zëvendësohen me të rinj që i plotësojnë kriteret e konkursit.

Kriteret bazë janë: të posedojë licencë të UEFA-s, diploma, certifikata të vërtetuara te noteri, përvojë si trajner dhe si futbollist.

SkënderajKomente: 0 Diskutojnë për themelimin e shkollës së volejbollit në Skenderaj 09:44 / 20.04.2018 Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë takimit me kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, dhe përfaqësuesit e klubit të volejbollit në Skenderaj, kanë diskutuar për mundësitë e ofrimit të kushteve dhe përkrahjes për Klubet dhe...
MalishevëKomente: 0 Përfundojnë garat shkollore në futsall 16:11 / 20.04.2018 Organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Sportit në Komunën e Malishevës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, janë zhvilluar garat sportive në futsall, për të dy nivelet e shkollave në komunën tonë.
PrishtinëKomente: 0 Stadiumi i Prshtinës nuk do të hapet as në qershor 10:09 / 19.04.2018 Punimet në stadiumin e qytetit të Prishtinës pritet të përfundojnë në muajin qershor. Dhe, klubi Prishtina por edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) shpresonin që menjëherë apo edhe para përfundimit të plotë të rinovimit të organizonin ndeshje.