Sigal Prishtina pritet të angazhojë lojtarë të huaj në plejof

Postuar: 10:25 / 22.02.2018

Skuadra e Sigal Prishtinës pritet të angazhojë një lojtar të huaj për garat e plejofit. Këtë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i klubit, Florian Miftari, të mërkurën për gazetën.

Ai ka thënë se klubi deri në fund të pjesës së rregullt të këtij edicioni dhe në "Final 8" të Kupës së Kosovës do të luajë me lojtarë vendorë, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është optimist se klubi bardhekaltër me vendorë do të jetë në gjendje ta fitojë Kupën e Kosovës, garë që do të mbahet në fund të këtij muaji në Suharekë. Ndërsa, në plejof me një të huaj të synojë edhe mbrojtjen e titullit të kampionit.