Bunjkau publikon listën, thotë se ka ardhur koha për fitore

PrishtinëPostuar: 14:11 / 20.03.2017

Përzgjedhësi i Kosovës, Albet Bunjaki, po mendon që ka ardhur koha që Kosova të nisë të fitojë.

"Ka ardhur koha për fitore", ka thënë ai, teksa ka prezantuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Islandën, që luhet më 24 mars.

Bunjaki e ka vlerësuar Islandën, duke thënë se kanë zhvilluar katër ndeshje miqësore.