FC Prishtina sot merr rrugë për Suedi

PrishtinëPostuar: 11:04 / 28.06.2017

Klubi i futbollit Prishtina ka zhvilluar përgatitjet e fundit për debutim në garat kualifikuese të Ligës së Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Stërvitjen e fundit në Kosovë e zhvilloi të martën në stadiumin "Agron Rama" në Obiliq, një ditë para nisjes për në Suedi, ku të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese të raundit të parë të Ligës së Evropës ndaj Norrkopingut.

Në Suedi trajneri Arsim Thaqi, kapiteni Armend Dallku dhe dy lojtarë të tjerë, Debatik Curri e Basit Khalid, kanë thënë se po udhëtojnë me shpresën për të arritur rezultat sa më pozitiv. Flamuri i bardhë - i dorëzimit - nuk do të merret me vete.