KF Prishtina mund të luajë në stadiumin e kryeqytetit pa u rinovuar tërësisht

PrishtinëPostuar: 09:54 / 06.04.2018

Zyrtarët e Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Nicolaus Marshall, Breacher Joachim dhe Mark Blackbourne, pas inspektimit të punëve të bëra në stadiumin e qytetit të Prishtinës, dhanë disa rekomandime.

Të tre zyrtarët e UEFA-s që për dy ditë qëndruan në Kosovë, të mërkurën e të enjten, kanë rekomanduar që testimi i stadiumit të Prishtinës të bëhet pa ardhur qershori, mundësisht me ndeshjen finale të Kupës në futboll, që pritet të zhvillohet më 25 ose 26 maj, shkruan sot Koha Ditore.

Por testimi i fushës mund të bëhet edhe më herët. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) pritet t'ia lejojë klubit të futbollit Prishtina që t'i zhvillojë dy ndeshjet e fundit kampionale si vendëse, atë të javës së 31-të që luhet më 6 maj kundër Gjilanit dhe të javës së fundit (33) më 19 maj, kundër Dritës.