Një ekip i rënë nga liga po lufton për titull

PrishtinëPostuar: 11:09 / 25.04.2017

Edison Kqikut i ka ndodhur shpesh gjatë sezonit pranveror të luaj brenda dy ditëve dy ndeshje. Në të dy rastet ka përfaqësuar Hajvalinë, por me synime krejt të kundërta, shkruan sot Koha Ditore.

Si pjesë e ekipit junior të Hajvalisë, ai po ndjek titullin, kurse si pjesë e ekipit senior, deri vonë kërkonte mbijetesën në elitë, meqë tash ka humbur gjasat.

Por, Kqiku që në fillim të këtij viti mbushi 18 vjeç dhe nuk është i vetmi te Hajvalia që luan edhe për juniorët edhe për seniorët. Brenda dy ditëve dy ndeshje me synime të ndryshme luajnë edhe nëntë futbollistë të tjerë.

Vetëm portieri i ekipit të parë nuk luan me ekipin e juniorëve, pasi ka moshë më të madhe. Pra, pos portierit të gjithë lojtarët e ekipit të parë të Hajvalisë, luajnë për ekipin junior.