Prishtina përballet me klubin suedez në rrugën drejt Ligës së Evropës

PrishtinëPostuar: 14:41 / 19.06.2017

Nënkampioni i Kosovës, Prishtina, do të përballet me IFK Norrköping të Suedisë në raundin e parë kualifikues për Ligën e Evropës.

Klubi i Prishtinës ndeshjen e parë do ta luajë si mysafire.

Ndeshjet e raundit të parë zhvillohen më 29 qershor dhe 6 korrik.