Stadiumi i Prishtinës inspektohet nga UEFA

PrishtinëPostuar: 11:57 / 04.05.2017

Drejtori Hysen Durmishi, bashkë me përfaqësuesit e Federatës së Futbollit dhe Ministrisë, takuan përfaqësuesin e UEFA-s, z.Trygve Borno, me ç’rast u diskutua për progresin e punimeve në stadiumin e Prishtinës.

Aty u theksuan edhe arritjet e dukshme në plotësimin e kërkesave të UEFA-s.

Stadiumi planifikohet të jetë i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në shtator të këtij viti.

/InfoKomuna/