Trajneri i Kosovës në hall para ndeshjes me Islandën [Foto]

PrishtinëPostuar: 09:21 / 20.03.2017

Albert Bunjaki gjatë ditës së sotme do të mbajë një konferencë për media në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” mes Kosovës e Islandës.

Përveç sulmuesit Besart Berisha, tashmë edhe zyrtarisht për Kosovën do të luajë dhe mund të debutojë të premten edhe anësori tjetër i talentuar, Donis Avdijaj, transmeton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar ndihmëstrajneri i Albert Bunjakit, Muharrem Sahiti, në emisionin ‘Koha Shtesë’. Ai ka thënë se talenti që paraqitet te Schalke ka marrë leje nga FIFA dhe do të jetë i ftuar për ndeshjen me Islandën.

Ky është një problem pozitiv për trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaki, i cili tani duhet ta lodhë kokën shumë për të zgjedhur se me kë të startojë të premten mbrëma, pasi lojtarë si: Arbër Zeneli, Bernard Berisha, Milot Rashica, Bersant Celina, Donis Avdijaj e Besart Berisha do të luftojnë për tre vende, kjo do të thotë se Kosova ka një sulm të frikshëm.

Ndeshja mes Kosovës e Islandës zhvillohet me 24 mars në “Loro Borici”. /Express/