Reprezentuesit e presin me padurim ndeshjen me Maltën

Postuar: 11:35 / 09.10.2018

Në hije të zhvillimeve lidhur me biletat për ndeshjen ndaj Maltës, përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar stërvitjen e parë në prag të dy ndeshjeve të radhës në Ligën e Kombeve.

Të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë lojtarët e Kosovës stërvitën nën urdhrat e përzgjedhësit Bernard Challandes, shkruan KD.

Kosova të enjten në të njëjtën arenë luan ndaj Maltës, ndërsa të dielën luan në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.

Kosova prin në grup, ndërsa pritjet janë për fitore edhe ndaj Maltës dhe në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.