Shkëlqimi i Berishës në Ligën e Kampionëve

Postuar: 10:11 / 11.01.2018

Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha po e vazhdon ngritjen në karrierë. Fundori Berisha (29), të martën mbrëma pati ndeshje të madhe për kampionin e Çekisë, CEZ Nymburk.

Në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, Nymburku fitoi me rezultatin 106:98 ndaj skuadrës gjermane Telekom Baskets Bonn, ndërsa Berisha ishte më i miri, shkruan sot Koha Ditore.

Ai realizoi 24 pikë, ndërsa pati edhe pesë kërcime, gjashtë asistime e një top të rrëmbyer. Në parket i kaloi 25 minuta, ndërsa pati efikasitet të lartë të gjuajtjeve.

Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të fazës grupore. Nymburku është i treti në grup me bilanc prej shtatë fitoreve e tri humbjeve, që e kanë edhe Beshiktashi e Nanterre që mbajnë dy pozitat e para. Luhen edhe katër xhiro në fazën grupore, por skuadra e Berishës nuk pritet të ketë telashe për të kaluar në TOP 16. 

Komente: 0 Xhudistët Gjakova fitojnë duelet në Botëror 10:55 / 22.09.2018 Xhudistët Akil dhe Nora Gjakova kanë nisur mirë Botërorin, duke siguruar fitoret e para. Akil Gjakova mposhti Magner Mendesin nga Cape Verde në raundin e dytë të kategorisë deri në 73 kilogramë.
Komente: 0 Eliminohet Akil Gjakova në Botëror 12:34 / 22.09.2018 Xhudisti Akil Gjakova është eliminuar nga Botërori që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit dhe Kosova var shpresat te motra e tij, Nora për një medalje të mundshme.