Shpend Ahmeti me kërkesë zyrtare për MKRS-në dhe FFK-në

Postuar: 09:56 / 14.05.2018

Adhuruesit e futbollit kosovar me padurim janë duke pritur xhiron e fundit në Superligën e Futbollit në Kosovë.

Drita është lider aktualisht në tabelë me tri pikë më shumë se Prishtina. Ndeshja e fundit në Superligë do të luhet mes këtyre dy skuadrave që do ta diskutojnë edhe titullin e kampionit.

Prishtinës i nevojitet vetëm fitorja me dy gola epërsi për tu shpallur kampione, ndërsa Dritës i mjafton barazimi për ta bërë një gjë të tillë.

Problemi mbetet tek stadiumi, ku Prishtina deri më tani ka zhvilluar ndeshjet në Pejë.

Për ndeshjen e fundit klubi kryeqytetas ka bërë kërkesë që të hapet stadiumi i tyre për t'u luajtur ndeshja ndaj Dritës.

Mbështetje klubi bardh e kaltër ka marrë edhe nga i pari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se kanë dërguar kërkesë zyrtare në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe në FFK.

“Edhe zyrtarisht e dërguam kërkesën në Ministri e Federatë që loja e fundit Prishtina – Drita të luhet në Stadiumin tonë të qytetit në Prishtinë”, shkroi Ahmeti në profilin e tij në Facebook.