​Milani i hakmerret keq Interit

ShtërpcëPostuar: 14:17 / 02.07.2015

Milan është pranë mesfushorit spanjoll Mario Suarez.

Milan është pranë mesfushorit spanjoll Mario Suarez.

Milan dëshiron t’i hakmerret Interit pas humbjes së Kondogbias, pasi është skuadra favorite për të nënshkruar me Mario Suarezin.

Fichajes.net shkruan se Milani ka hyrë fuqishëm në garë për futbollistin e Atletico Madridit, i cili po kërkohet edhe nga rivali i qytetit Inter.

Nëse Milani transferon Suarezin, atëherë kjo do të ishte një hakmarrje e shpejtë dhe njëkohësisht një përforcim i madh për edicionin e ri.

Suarez do ët largohet nga Atletico, pasi Diego Simeon tashmë ka transferuar argjentinasin Rodrigo Caio dhe është shumë pranë mesfushorit të PSG’së, Thiago Motta.