Volejbollistja Sherife Behrami sportistja e vitit në Skenderaj

SkënderajPostuar: 21:29 / 27.12.2016

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në një ceremoni të fundvitit ka nderuar më të mirët e vitit 2016 në fushën e sportit.

Në hapje të ceromonisë për zyrtare të zgjedhjes së sportistit të vitit 2016, drejtori i DKRS-së Hjariz Koca ka shpalosur para të pranishmëve aktivitetet sportive të kubeve të Skenderajt si dhe ka përmendur disa nga sfidat më të cilat është përballur sporti në Skenderaj gjatë vitit që po lëmë pas.

Ai si suksese ka përmendur pjesmarrjen e klubeve në gara shtetërore dhe ndërkombëtare, rritjen e përkrahjes financiare të Komunë së Skenderajt dhe aktivizimin e klubeve të reja. Z. Koca ka falenderuar për mbështetjet financiare të klubeve edhe donatorët privatë që kanë ndihmuar klubet në formë sponzorimi.

Ndër sfidat e vitit 2016 ai theksuar mungesën e infrastrukturës sportive, me theks të veçantë mosperfundimin e Palestrës së Qytetit, projekt ky i financuar nga MKRS dhe mungesën e fushës ndihmëse të futbollit.

Çmimin kryesor Sportisti i Vitit, për volejbollisten e KV Skenderajt dhe reprezentuesen e Kosovë Sherife Behrami, e ndau Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura. Çmimin e të dytit e fitoi lojtari i KF Drenica, Granit Arifaj, çmim të cilin e ndau Kryesuesi i Kuvendit komunal Ismet Salihu.

Çmimi Klubi më i mirë iu nda KV Skenderajt, ndërsa me mirënjohje u nderuan edhe veteranë të sporteve të ndryshme që në kohe të ndryshme i kanë kontribuar sportit në Skenderaj.

Aktivitet Zgjedhja e Sportistit të viti është aktivitet përmbyllës tradicional i DKRS-së. Përzgjedhja e më të mirëve bëhet nga Komisioni profesional i formuar nga DKRS për këtë qëllim, i cili bënë vlerësimin e nominimeve dhe rezultateve nga secili klub i Skenderajt.

/InfoKomuna/