Nis ndërtimi i tri terreneve sportive në Suharekë

SuharekëPostuar: 11:11 / 24.05.2018

Në ambientet e Shkollave fillore të Peqanit, Sllapuzhanit dhe Buzhalës, do të ndërtohen dhe rregullohen terrenet sportive për nxënësit dhe rininë e këtyre fshatrave.

Ndërtimi i terrenit sportiv në Shkollën fillore “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan, sot veç ka filluar të realizohet.

Në fillimin e punimeve ishte prezent edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtori i Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës, Beqir Berisha.

Kryetari Muharremaj, ka kërkuar që punimet të kryhen me kohë dhe me cilësi të lartë. /InfoKomuna/