U vu gurthemeli i poligonit sportiv në shkollën e Stravuçinës

SuharekëPostuar: 16:40 / 19.07.2017

Edhe një Projekt me investim nga buxheti komunal i Komunës së Suharekës, sot ka filluar të realizohet.

Fjala është për rregullimin e oborrit të shkollës, rrethojat dhe ndërtimit të poligonit sportiv në Shkollën e fshatit Stravuqinë e cila është paralele e ndarë e SHFMU “Naum Veqilharxhi” të Mohlanit. Në ceremonin e fillimit të punimeve ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj, nënkryetari Rexhep Kuçi, drejtori i arsimit Sherif Berisha dhe ai i kulturës Nuhi Llugaxhiu.

Projekti që ka filluar sot ka vlerën rreth 50 mijë euro, me të cilat do të rregullohet ambienti i jashtëm i shjollës, përkatsisht oborri i shkollës rrethojat dhe poligoni sportiv. Kryetari Asllanaj, pasi ka hedh lopatën e parë me materjal ndërtimor, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës që të kenë suksese të mira në mësim dhe ta zhvillojnë sportin edhe në këtë fshat malor.

Investimet në mjedise siç është shkolla e Stravuqinës janë investime të qëlluara dhe Komuna do të vazhdojë të investojë aty ku e kërkon nevoja”, ka thënë ai./InfoKomuna/