Ekipi "Intercom", fitues i turneut tradicional "2 Korriku" në Beguncë të Vitisë

VitiPostuar: 22:39 / 02.07.2016

Ka Përfunduar sot në Beguncë të Vitisë, manifestimi tradicional sportiv “2 Korriku” 2016, i cili për çdo vit mbahet për nder të aktit historik të 2 Korrikut të vitit 1990, pasi kjo datë ishte ngjarja më e rëndësishme për historinë e Kosovës, duke rikujtuar ditën kur para 26 viteve, delegatët e atëhershem të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese për Pavarësi.

Të pranishëm në finalen e madhe të turneut të përvitshëm, në fshatin Begunc të Vitisë, ishin pos tifozëve e sport-dashësve të shumtë të cilët kishin ardhur për të përcjellur ballafaqimin ekipeve finaliste, qytetarë e përfaqësues të institucioneve komunale, gjithashtu të pranishëm ishin edhe ish-deputet të Kuvendit të atëhershëm.

Në fjalën e tij Kryetari i komunsë së Vitisë Sokol Haliti duke përshendetur të pranishmit ka vlersuar zhvillimin e këtij organizmi tejet të rëndësishëm sportiv nderkohë që ju ka referuar edhe ngjarjes hisotrike për nder të së cilës tash e disa vite mbahet ky manifestim ku sivjet merrnin pjesë rreth 40 ekipe të ndryshme të futbollit nga Kosova dhe më gjerë.

Ndeshja finale u zhvillua në mes ekipit të Futbollit Intercom si dhe ekipi futbollistik nga fshati Kabash, ku ekipi Intercom, mposhti Kabashin me rezultat 3 me 2, duke u shpallur fitues i manifestimit sportiv “2 Korriku”, 2016. Ky turnir është mbajtur nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Këshillit të fshatit Beguncë.

Gjithashtu ky manifestim është përkrahur edhe nga donatorë të ndryshëm. “2 Korriku” është festë publike e cila shënohet me aktivitete të ndryshme sportive në komunën e Vitisë./InfoKomuna/