Ekipi “Tri Bar Euroshop” rrëmben vendin e parë në turneun në Beguncë

VitiPostuar: 10:06 / 03.07.2017

Dje në Beguncë të Vitisë është mbajtur ndeshja finale e turneut tradicional në futboll të vogël “2 korriku” në mes të ekipit të Futbollit “Tri Bar Euroshop”, si dhe ekipit futbollistik “Centrum-i”.

Ndonëse gjatë kësaj ndeshje nuk u shënua asnjë gol nga këto dy skuadraloja vazhdoj me penalti, ku ekipi “Tri Bar Euroshop” fitoj ndaj “Centrum-in” me rezultat 5 me 4. Me një fjalë rasti të pranishmit ju drejtua kryetari i komunës së Vitisë,Sokol Haliti i cili ka folur edhe mbi rëndësinë e këtij turniri qëmbahet për çdo vjet në Beguncë për nder të Deklaratës Kushtetuese të 2Korrikut (1990), të cilën e patën miratuar delegatët e dikurshëm tëKuvendit të Kosovës.

Kurse aktivitetet e këtij manifestimi mbahen nëbashkëpunim të ngushtë të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dheKëshillit të fshatit Beguncë. Gjithashtu ky manifestim është përkrahuredhe nga biznese e donatorë të ndryshëm.

Kurse me statutin e Komunës sëVitisë “2 Korriku” është festë publike e cila shënohet me aktivitete tëndryshme sportive në këtë komunë. Kurse gjatë kësaj dite janë zhvilluaredhe shumë aktivitete të tjera kurse për nder të 4 korrikut- Ditës sëshpalljes së pavarësisë së Amerikës u zhvillua edhe një ndeshje miqësore në mes të komunës dhe KFOR-it, Amerikan. /InfoKomuna/