Juventus ofertë zyrtare për Oscarin

VitiPostuar: 14:03 / 02.07.2015

Kampioni i ri i Italisë, Juventus, e dëshiron me çdo kusht transferimin e mesfushorit brazilian Oscar në Torino.

Kampioni i ri i Italisë, Juventus, e dëshiron me çdo kusht transferimin e mesfushorit brazilian Oscar në Torino.

Finalistët e Ligës së Kampionëve, kanë bërë një hap para duke dërguar edhe ofertë zyrtare në drejtim të Chelseat për yllin brazilian Oscar.

Sipas medieve italiane dhe atyre angleze ‘Zonja e Vjetër’, ka dërguar zyrtarisht 28 milionë euro në adresë të Chelseat për mesfushorin ofensivë.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga londinezët por vështirë të besohet se kjo ofertë do të pranohet.

Sipas shkrimeve nga mediat angleze, klubi bardh e kaltër nga Londra kërkon së paku 35 milionë euro për Oscarin.