K.B "Vitia" e nis me fitore bindëse

VitiPostuar: 18:50 / 16.10.2016

Sot, k.b "Vitia" për herë të parë në historinë e basketbollit vitias, e nisi kampionatin në kuadër të Federatë së Basketbollit të Kosovës.

Kundërshtari i parë i këtij klubi ishte k.b "Llapi" Podujevë, e cila që nga fillimi i ndeshjes e kishte në epërsi klubin vitias. Bardh e Gjelbrit gjatë gjithë ndeshjes ishin të përkrahur nga Vitiasit të cilët u dhanë përkrahje të jashtëzakonshme ekipit të tyre.

Drejtoresha e Sportit zj. Sylejmani së bashku me sektorin e sportit ishin pëkrah tifozëve në përkrahje të klubit së bashku me KFOR-in amerikan. Drejtoria e sportit i uron dhe beson në sukseset klubit dhe e komplimenton kryesinë dhe bordin për punën e jashtëzakonshme që po bën./InfoKomuna/