Në fshatin Budrikë Fillojnë punimet për ndërtimin e fushës sportive

VitiPostuar: 13:40 / 10.10.2016

Në oborrin e shkollës fillore në fshatin Budrikë të Vitisë, në kuadër të një projekti të përbashkët në mes të Komunës së Vitisë dhe të Fondacionit Kosovë-Luksemburg sot kanë filluar punimet në ndërtimin e fushës sportive.

Ky projekt është mirëpritur nga personeli arsimor i kësaj shkolle por edhe nga banorët të cilët thanë se me ndërtimin e kësaj fushe nxënësit dhe të rinjtë e kësaj ana do të kenë një vend për të ushtruar veprimtarit sportive dhe të rekreacionit.

Fillimin e punimeve në ndërtimin e kësaj fushe Sportive i ka vizituar, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, përfaqësues të Fondacionit-Kosovë Luksemburg si dhe zv. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i cili qëndroi sot për vizitë në Viti.

Kryetari Haliti, ndër tjerash tha se ky projekt po realizohet në kuadër të një bashkëpunimi shumë të mirë të Komunës me Fondacionin-Kosovë Luksemburg, duke shtuar se me këtë fondacion janë realizuar dhe po realizohen disa projekte që janë në interes të qytetarëve vitias./InfoKomuna/