Rrahman Ademaj fitues i Turneut të Pingpongut “Flakadani i Karadakut 2018”

VitiPostuar: 12:11 / 26.03.2018

Nën organizimin e përbashkët të Federatës së Pingpongut të Kosovës, të DKRS-së nga Komuna e Vitisë dhe të Klubit të Pingpongut “Vitia” është mbajtur dje në Viti, Turneu i Pingpongut “Flakadani i Karadakut”.

Rrahman Ademaj nga Klubi i Pingpongut “Elting Dardania” nga Prishtina u shpallë fitues i këtij turneu kurse vendin e dytë e zuri Mentor Shabanaj nga Klubi i Pingpongut “Ahmet Hoxha” -Ferizaj ndërsa vendin e tretë e morri Kreshnik Mamutaj dhe Fati Karabogjaku.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në fund të këtij turneu ndau një falënderim për Federatën e Pingpongut të Kosovës për kontribut të veçanet në bashkë organizimin e garave me klubin e Pingpongut “Vitia”. Përndryshe në këtë garë kanë marrë pjesë 14 klube nga vendet e ndryshme të Kosovës. /InfoKomuna/