Vazhdojnë punimet në ndërtimin e stadiumit të qytetit në Viti

VitiPostuar: 11:44 / 16.10.2017

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet që po vazhdojnë në ndërtimin e stadiumit të qytetit në Viti.

Përndryshe projekti “Ndërtimi i stadiumit në Viti dhe rivitalizimi i stadiumit në Pozheran” është bashkëfinancim i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komunës së Vitisë.

Kurse sipas projektit të paraparë, stadiumi i qytetit të Vitisë do të këtë rreth 1900 ulëse dhe do të plotësojë të gjitha kushtet për lojtarët. /InfoKomuna/