Malisheva nikoqire e garave republikane në volejboll për shkolla

VushtrriPostuar: 19:31 / 04.06.2016

Sot janë zhvilluar ndeshjet në volejboll për femra, ku shkolla “Vesel Pagarusha” nga Pagarusha, ka zënë vendin e dytë në nivel të vendit, ndërsa vendin e parë e ka zënë shkolla “Selami Hallaqi” nga komuna e Gjilanit.

Sot dhe nesër, Malisheva është nikoqire e këtyre garave, ndërsa përfaqësohet me dy shkolla, “Vesel Pagarusha” për femra dhe “Ismail Qemali” për meshkuj, të cilat kishin zënë vendet e para, në nivel të regjionit.

Gjatë ditës së nesërme, zhvillohen garat në kategorinë e meshkujve, ndërsa këto gara organizohen nga Shoqata e Pedagogëve të Sportit të Kosovës.

Garat, i ka parë nga afër edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shukrie Bytyçi, drejtoresha për kulturë,rini dhe sport, Blerta Krasniqi dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina./InfoKomuna/