Xhudistët Gjakova fitojnë duelet në Botëror

Postuar: 10:55 / 22.09.2018

Xhudistët Akil dhe Nora Gjakova kanë nisur mirë Botërorin, duke siguruar fitoret e para. Akil Gjakova mposhti Magner Mendesin nga Cape Verde në raundin e dytë të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Para pak çasteve në Baku ka fituar edhe motra e Akilit, Nora Gjakova, e cili e nisi për mrekulli takimin ndaj marokenës, Soumiya Iraoui, në raundin e dytë.

Këtë takim e fitoi Nora Gjakova, e cila ishte dukshëm më e fortë se kundërshtarja. Gjakova e fitoi duelin -57 kg me ippon në Baku të Azerbejxhanit.

Në raundin e ardhshëm Gjakova do të ndeshet me francezen Ghneto P. ndërsa Akil Gjakova pret fituesin e duelit Bouchard – Ungvari.