Jeta dhe veprimtaria e Burbuqe Berishës

Postuar: 15:17 / 27.10.2021

Regjisorja Burbuqe Berisha u lind në Shkup, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Ka qenë autore e filmave dokumentarë, të metrazhit të shkurtër dhe filmave televizivë. Bëri regji edhe në teatër. Punoi si menaxhere në Kino ABC, producente në Kosova Film dhe ishte drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ka krijuar një numër të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe te gjatë si dhe dokumentarë, seriale  televizive e shfaqje teatrore.

Ajo është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar dhe ne vitin 2019 fitoi çmimin kombëtar për kinematografi.

Për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, për katër vjet si producente në Kosova-Film, po ashtu për katër vjet me radhë si drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”, ndërsa në vitin 2017 si kryetare e këshillit drejtues të TKK.

Në shumë festivale filmash ka qenë anëtare e jurive profesionale me karakter ndërkombëtar dhe ishte aktiviste e shumë fushatave bamirëse.

Ne vitin 2020 është e nominuar  nga “Theatre Award Program 2020” në LPTW Gilder/Coigney International Theatre.

Ishte pro-dekane në Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë në Kolegjin AAB dhe drejtoreshë artistike e festivalit Prishtina Internacional Theater Festival.