Vdes regjisorja Burbuqe Berisha

Postuar: 14:03 / 27.10.2021

Regjisorja e njohur Burbuqe Berisha ka vdekur sot në vendin e saj të punës, në Prishtinë.

Bëhet me dije se Berisha ka ndërruar jetë në objektin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ajo ishte 51-vjeçare dhe prej vitesh ndodhej në dializë.

Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.

Ajo gjithashtu ka shërbyer edhe si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Krahas një karriere të suksesshme në regji dhe film, Burbuqe Berisha ka ushtruar edhe profesionin e ligjërueses në Kolegjin AAB.

Për vdekjen e regjisores ka shkruar aktorja Shëngyl Ismaili.

Me anë të një postimi në Facebook, aktorja ka thënë “Pusho e qete Buqe, shpirte i bardhe”.