48 raste aktive me koronavirus në Gjilan

GjilanPostuar: 11:16 / 21.07.2021

Gjilani është komuna me më së shumti raste aktive me koronavirus në nivel vendi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kjo komunë ka 48 raste aktive, pasuar nga Prishtina me 23 raste, Ferizaj 21, Prizreni 7 e të tjera.

Të hënën janë regjistruar 3 raste pozitive me koronavirus dhe 2 të shëruar. Numri i testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit është 1.091.

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.
GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.