Buleshkaj: Kemi pranuar një aplikim për një parti të re

Postuar: 12:16 / 23.07.2021

Yll Buleshkaj nga Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim ka thënë se është dorëzuar një aplikim për një parti të re politike.

“E kemi pranuar një aplikim për parti të re me emrin ‘Forca e Diasporës’. Jemi në shqyrtim të saj", ka thënë ai.

Iniciativat “Bashkë për Istogun” dhe “Lista Guxo” janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Buleshkaj ka njoftuar se “Lista Guxo” do të kandidojë në Ferizaj vetëm për Kuvend Komunal.