Ramosaj: Jemi duke dhuruar ujë pa pagesë për çdo qytetarë të Deçanit

DeçanPostuar: 12:36 / 15.07.2021

Komuna e Deçanit vazhdon të përballet ende me situatën e vështirë, ku mbi 1.500 qytetarë të kësaj komunë dyshohet të jenë helmuar nga uji, shkruan InLajmi.

Ka disa ditë që kjo komunë nuk është furnizuar nga uji, të cilin e marrin përmes Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidrodrini, mirëpo pas analizave të Institutit Kombëtare të Shëndetësisë Publike, uji në Deçan del të jetë me kushte standarde dhe i përdorshëm.

Pas këtyre rezultateve, kryeati i komunës Bashkim Ramosaj vendosi që uji për komunën e Deçanit të lëshohet, por të mos përdoret për pije.

Në një prononcim për Gazetën InLajmi, kryetari Bashkim Ramosaj ka thënë se ka marrë donacione nga shumë kompani për frunizim me ujë dhe se që nga ora 17:00 të ditës së mërkurë janë duke dhuruar ujë pa pagesë për qytetarët.

“Që nga dje në ora 17:00 kemi marrë donacione të ndryshme nga kompanitë për furnizimin me ujë. Ne si komunë jemi duke shpërndarë ujë pa pagesë për qytetarët e komunës së Deçanit, njëherëshit kemi filluar me 12 fshatrat që ka numër më të madh të rasteve”, ka thënë Ramosaj.

Gjithashtu i pari i Deçanit ka thënë se gjendja është stabile dhe se numri i rasteve ka filluar të zvoglohet.

“Pas këtyre ditëve helmim, që nga dje gjendja është më stabile, numri i rasteve ka filluar të zvoglohet, rreth kësaj situatë sot në ora 16:00 do të mbajë konferencë për media”, ka bërë të ditur Ramosaj për InLajmin.

Kryetari Ramosaj ka thënë se ka marrë ndihma dhe donacione nga shumë persona si për frunizim me ujë ashtu edhe për mjete të tjera të nevojshme.

Ndërsa ka treguar se sa i përketë analizave, janë duke bërë edhe FSK-ja.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke qëndruar në Deçan, ku një ekip është në QKMF “Adem Ukëhaxhaj”, e cila është duke i ndihmuar mjekët për analiza, gjithashtu edhe një ekip e FSK-së është duke qëndruar pranë shtabit emergjent në komunë dhe të cilët janë në gjendje gatitshmërie për çdo gjë”, ka shtuar ai.